Nuk i tha Kim përse mbështet ‘non gratën’? Koti-Shalsit: Gënjen! I kam dhënë përgjigje ambasadores! S’ia dole të çoje vëmendjen te Berisha

7 Tetor 2022, 18:20| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 18:58

  • Share

“E pavërtetë që nuk i jam përgjigjur ambasadores Yuri Kim”. Kjo është përgjigja e deputetes së PD Sorina Koti për Eduard Shalsin, me të cilin pati përplasje në distancë për cështjen e Sali berishës 'non grata'.  

Në një intervistë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Koti tha se gjatë takimit që mbajtën me ambasadoren e SHBA, Shalsi u përpoq të shpërqendronte fokusin e bisedës nga problemet e ekonomisë për ta çuar te Sali Berisha, por nuk ia doli. Ajo shtoi se në asnjë moment nuk është përmendur emri i Sali Berishës apo i problemeve brenda Partisë Demokratike.

“Dua të bëj me dije që takimi ka qenë institucional mes Komisionit të Ekonomisë dhe ambasadës amerikane dhe në asnjë moment nuk është përmendur emri i Berishës apo problemeve të brendshme në PD.

Ka pasur tentativë nga Shalsi për të hapur çështjen e Berishës apo problemet tona të brendshme, por nuk ka gjetur një përgjigje qoftë nga ambasadorja apo unë. Është e pavërtetë që ambasadorja ka bërë pyetje e s’ka marrë përgjigje por ka qenë tentativë e Shalsit për ta hequr vëmendjen nga problemet e ekonomisë duke e çuar tek Berisha”, tha Koti.

Por në reagimin e saj pas takimit me Yuri Kim, Koti tha se i bëri të qartë ambasadores se qeveria mban peshën më të madhe për reformat ndërsa opozita është denoncuese dhe është në terren me qytetarët. Gjithashtu, si deputete e Rithemelimit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ndërkombëtarëtm, por nuk bëri asnjë koment për Berishën. Pas kësaj, kryetari i Komisionit të Ekonomisë deklaroi jashtë kryesisë së Kuvendit se Koti nuk e gjeti kurajon që t’i thojë ambasadores së SHBA përse mbështet Sali Berishën, të cilit nuk i përmend emrin por i referohet vetëm si ‘non grata’. 

Përplasjet mes Kotit dhe Shalsit vijnë pasi ambasadorja amerikane Yuri Kim po zhvillon takime me krerët e komisioneve parlamentare. Ditën e sotme u ndal te Komisioni i Ekonomisë dhe zhvilloi bisedë me kryetarin e nënkryetaren. Fokusi i bisedave ishte mbështetja financinare për reformat.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?