Nuk ia del prej 2 vitesh, Milan sonte për të thyer Fiorentinën! Vjolët luajnë pas vdekjes së Barones! Strakosha synon të ndalë United

30 Mars, 13:39| Përditesimi: 30 Mars, 14:13

  • Share

Fiorentina-Milan sontë në orën 20:45 është një nga përballjet me interesante të javës së 30 të Seria A, që rikthehet pas pushimeve të kombëtareve. “Djalli” vjen pas një seri rezultatesh pozitive dhe kërkon 3 pikët për të siguruar vendin e dytë, në një kohë kur është 14 pikë më pak se Interi kryesues.

Me rëndësi është nëse Milan do ta rinisë aty ku e ndërpreu, të fitoret, por fusha e Firences ka qenë e vështirë për të gjithë kundërshtarët. Aq më shumë kur Fiorentina kërkon të mbesë në zonën që lufton për një vend në Europë. Në dy sezonet e fundit Milan ka dalë i mposhtur në Firence, ndërsa sonte vjolët luajnë për herë të parë pas vdekjes tragjike të drejtorit sportiv Barone, ndaj i gjithë ambienti dëshiron ta nderojë me një fitore.

Në fushë sonte zbret edhe Barcelona, që kërkon të blindojë vendin e dytë në një kohë kur me shumë entuziazëm, pasi eliminoi Napolin në Champions dhe ka dy fitore radhazi në La Liga. Kundër Las palmasit në Katalonjë kërkon të 3-ën, por shqetësues vijon fakti se të dëmtuar janë Balde, Christensen, Gavi, Pedri dhe De Jong.

Në Premier League Bretfordi i Strakoshës pret në orën 21:00 manchester United që tani duket i ringjallur dhe që shpreson të kualifikohet në Champions League. Nëse ky objektiv duket të arrihet atëherë nuk ka asnjë opsion tjetër veçse fitores.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?