Nuk i shkoi asnjë gazetar, Ibsen Elezi anulon daljen për mediat: I kaluan pritshmëritë e mia

11 Maj 2022, 15:29| Përditesimi: 11 Maj 2022, 16:02

  • Share

TIRANË- Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka anuluar daljen për mediat, kjo pasi të pranishëm nuk kanë qenë asnjë gazetar.

Kjo është dalja e dytë për mediat që Elezi kishte planifikuar, por sërish nuk kishte përballë gazetarët për t'i bërë pyetje, e për rrjedhojë tha se fillimisht u befasuar, por shtoi se  tani kjo ka shkuar përtej pritshmërisë së tij, duke bërë që ta shtynte për ditën e nesërme daljen.

"Më vjen keq që t'ju njoftoj se do anulojë konferencë për shtyp, se nuk është asnjë gazetar, duhet të ndodhte dhe kjo, do i kërkoja pasqyrim korrekt të kësaj fushate, nuk kam dalë si manekin të flas për rrjete sociale apo media, por mendoj që është në dinjitetin e gazetarëve të jenë prezentë, se është një garë e rëndësishme, po mundohen që t'i vënë epitete të ndryshme,e që unë jam i shitur, është e dyta herë, fillimisht u befasova, po sot e ka kaluar pritshmërinë time, do e shtyjë për një moment të dytë, ditën e nesër", tha Elezi.

Megjithatë, përtej faktit nëse janë apo jo gazetarët, më të rëndësishëm janë në këtë proces demokratët, dhe Elezi duhet të ketë primarë pikërisht ata duke shfrytëzuar çdo mënyrë komunikimi për t'i përçuar mesazhe për bashkimin e partisë dhe për t'iu prezantuar platformën e tij.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?