Fshati ku jetonte e 45 vjeçarja

Nuk i pa dy fëmijët e saj nga martesa e parë për 15 vite, 45-vjeçarja në Berat i jep fund jetës! Të afërmit: Ish-burri nuk e lejonte, e treti malli për djemtë

10 Janar, 18:22| Përditesimi: 10 Janar, 18:45

  • Share

BERAT- Një 45 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke pirë fostosksinë në fshatin Cukalat të bashkisë Dimal.

Të tronditur familja dhe të afërmit shprehen se e ndjera 15 vite më parë ishte divorcuar nga martesa e parë nga e cila kishte dy djem që ish bashkëshorti dhe ish vjehrra nuk e lanë kurrë që t’i shikonte.

Martesa e saj e dytë sipas të afërmve po shkonte mirë por malli për dy djemtë po i shtohej çdo ditë dhe më shumë.

Ditët e fundit gjendja e saj depresive ishte rënduar, ndërsa siç tregon e afërmja, e ndjera shpesh mendonte që djemtë mund ta urrenin pasi ata nuk e dinin të vërtetën se ajo nuk i takonte dot për shkak se nuk e lejonin.

“Malli për fëmijët e detyruan ti jepte fund jetës”, kështu është shprehur fqinja njëkohësisht edhe një nga shoqet e saj me të cilën fliste shpesh.

“Ishte shumë njeri i mirë, shumë punëtore. Ishte njeri i drejtë të gjitha cilësita e mira i kishte. Asaj shpesh i binte si të fikët, por kuroheshte. I shoqi nuk e linte vetëm se asaj i binte shpesh të fikët. Në familje kishte marrëdhënie shumë të mira.Kishte 14 vite e martuar në marteshën e dytë. Kalonin mirë”, shtoi fqinja.

“Thoshte që kam fëmijë por nuk i takoj. Që kur ishte ndarë me burrin e parë më tha që nuk i kishte takuar. Ajo thoshte nuk më l ëish vjehrra që t’i takoj. Kjo ishte në gjendje depresioni, thoshte kështu jam për dy djemtë. Edhe ne thoshim se kjo u sëmur vetëm nga depresioni për fëmijët. Nuk e kapërceu dot”, tha më tej ajo.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?