Nuk i ndaloi policisë, shpallet në kërkim 30-vjeçari në Tropojë! I gjendet jelek antiplumb në shtëpi

31 Korrik 2023, 20:37| Përditesimi: 31 Korrik 2023, 20:42

  • Share

TROPOJË- Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim në Tropojë, pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar teksa qarkullonte në Bajram Curri.

30-vjeçari R. B., është larguar, ndërsa polici ka ushtruar kontroll në banesën e tij dhe ka gjetur një jelek antiplumb.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?