Pamje nga aksioni i policisë

Nuk i ndaloi policisë, arrestohet me armë një person në Vlorë

10 Korrik 2022, 22:43| Përditesimi: 10 Korrik 2022, 22:56

  • Share

Policia e Vlorës po zhvillon një aksion mbrëmjen e sotme në bashkëpunim me FNSH-në.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se është ndaluar një person në zonën e  Albano dhe Romines pranë bulevardit “Ismail Qemal”, në Vlorë.

Personi i cili drejtonte mjetin nuk i është bindur urdhrave të policisë, por më pas është kapur nga efektivët, ku është konstatuar se lëvizte me armë zjarri me vete.

Nuk dihet ende identiteti i të arrestuarit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?