Deputetja Rudina Hajdari dhe fotografi, Fadil Berisha

Politikë

Nuk fitoi mandat në zgjedhjet e 25 prillit, Hajdari zbulon pasionin e ri, bën set fotografik me fotografin e njohur Fadil Berisha në SHBA

9 Qershor 2021, 11:59| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 12:15

  • Share

Deputetja Rudina Hajdari pavarësisht se nuk fitoi mandat në zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit, po shijon kohën në SHBA, nga ku na ka zbuluar edhe një pasion të ri të sajin.

E veshur thjesht me një këmishë të bardh dhe me make up natyral, Hajdari përmes rrjetit të saj social Instagram ka postuar një foto, duke përmendur fotografin e njohur shqiptar në SHBA, Fadil Berisha.

“Kur je me Fadil Berishën dhe ndihesh mirë me veten”, shkruan ajo, duke nënkuptuar se po punojnë së bashku për një set fotografik.  

Rudina Hajdari ka qenë kandidate për deputet e “Nismës Thurje” në Elbasan, po nuk arriti të fitonte asnjë mandat.

Hajdari mori gjithsej vetëm 517 vote.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?