'Nuk fitohen votat në tavolinë', deputetët përplasen në 'Repolitix': Ndërhytë në kushtetutë me 'kërpëratat'

27 Mars, 21:57| Përditesimi: 27 Mars, 22:33

  • Share

 

Deputeti PS-së Xhemal Qefalia debatoi në 'Repolitix' me deputetin demokrat, Luan Baçi në lidhje me ndryshimet në sistemin zgjedhor.

Qefalia tha se opozita kërkon vota në tavolinë, ndërsa Baçi u shpreh se mazhoranca ndryshoi kushtetutën në 2020 duke hequr koalicionet parazgjedhore me deputetët 'kërpëratat'.

Qefalia: Votat fitohen me qytetarët. Ju i doni votat në tavolinë.

Baçi: Prishët koalicionet parazgjedhor. Ndërhytë në kushtetutë më kërpëratat.

Qefalia: Nuk ka më pushtet në tavolinë. Nuk merret pushtet nga çadra. Rrini ku të doni. Votën ju a japin qytetarët.

Baçi: Rama prishi kushtetutën me kërpërata. Nëse do ishin koalicionet parazgjedhore ne do ishim në pushtet. Janë votuar në parlament me deputetë pupacë.

Qefalia: Ku i gjetëm ne o Luan deputetë të opozitës?

Baçi: Përveç zotit Murrizi dhe zonjës Hajdari të tjerët i morët ju dhe i futët brenda.

Qefalia: Kush i bëri listat?

Baçi: Basha.

Qefalia: Po Basha i PS-së është?

Baçi: Po ashtu duket.


Lajmi kryesor:

'Repolitix'/ Qefalia: PS është për lista të hapura! Baçi: Në zgjedhje hyjmë edhe me këtë sistem, ne e mundim PS


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?