Reza Shekari

Nuk festoi golin për t'iu kundërvënë regjimit, pezullohet sulmuesi 24-vjeçar

24 Janar 2023, 21:52| Përditesimi: 24 Janar 2023, 21:54

  • Share

Futbollisti iranian, Reza Shekari (24 vjeç) është thirrur nga komiteti disiplinor i Federatës së Futbollit  të Teheranit dhe i është ndaluar të luajë në Premier League e vendit të tij, pasi ai nuk festoi pas shënimit të një gol në një ndeshje. Sulmuesi i Golgohar FC , Reza Shekari , tha në një intervistë pas ndeshjes se nuk e festoi golin e tij “për shkak të gjendjes së vendit dhe protestës së njerëzve për mungesës e lirive bazë”.

Reza Shekari  theksoi se ai dhe shokët e tij janë “të detyruar të luajnë futboll” këto ditë. Që nga vdekja e Mahsa Amini, disa personalitete sportive, duke përfshirë ish-yllin e futbollit Ali Daei, janë marrë në pyetje dhe u janë konfiskuar pasaportat pasi kanë treguar mbështetje për protestat.

Një tjetër futbollist profesionist iranian, Amir Nasr-Azadani u dënua me 26 vjet burg me akuzën e "ndihmës për të bërë luftë kundër Zotit". Rasti shkaktoi një reagim të fortë nga komuniteti ndërkombëtar i futbollit, duke përfshirë një njoftim nga Unioni Global i Futbollistëve Profesionistë: "Jemi të tronditur nga një dënim i tillë dhe duam nisjen e një fushate për të drejtat e grave dhe liritë themelore në vendin tonë".

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?