'Nuk është turp të prekesh nga koronavirusi', Basha apel shqiptarëve: Tregojini mjekëve gjithçka

11 Mars 2020, 13:52| Përditesimi: 11 Mars 2020, 13:59

  • Share

TIRANE - Lideri demokrat Lulzim Basha ndau ngushëllimet për ndarjen nga jeta të 73-vjeçares nga Durrësi me koronavirus duke uruar njëherazi shërim për të prekurit e tjerë nga COVID-19. Kryedemokrati kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve me mjekët për të mos rrezikuar veten edhe familjen, duke treguar dhe raportuar nëse kanë pasur kontakt me Italinë. Po ashtu Basha thotë se pavarësisht sa e vështirë mund t'i duket, të gjithë duhet të izolohen për 14 ditë nëse kanë ardhur nga Italia. Vlerësimet e tij shkojnë për stafin mjekësor.

"Të dashur bashkëqytetarë. Fatkeqësisht një zonjë humbi sot jetën nga virusi Covid 19. Ngushëllimet e mija për familjarët dhe të afërmit e saj, dhe uroj nga zemra shërim sa më të shpejtë për të prekurit e tjerë. Ky moment duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë. Rastet e qytetarëve të ardhur nga Italia dhe që janë mbartës te koronavirusit po shtohen. Kjo e bën shumë më të rëndësishëm rritjen e kujdesit, e në veçanti bashkëpunimin e gjithsecilit prej nesh me mjekët dhe stafin shëndetësor. Në të kundërt rrezikojmë veten, familjen, të afërmit dhe miqtë. 
 
Bashkëpunoni me mjekët dhe jini transparentë, tregoni menjëhere nëse keni ardhur nga Italia, nese keni patur kontakte me persona në zonat e prekura nga virusi. Nuk është turp të prekesh nga koronavirusi, e rrezikshme për veten dhe të tjerët është ta mbash të fshehtë mundësinë e infektimit. Një pakujdesi e tillë rrezikon edhe infektimin e mjekëve e stafeve mjekësore. 
 
E di se shumë prej jush që vini nga zona të prekura, apo që keni qenë në kontakt me persona të prekur, e konsideroni të vështirë vetëizolimin për 14 ditë. Por vetëm kështu ju mund të ndihmoni veten dhe të tjerët.  Mjekët dhe stafi shëndetësor janë duke sakrifikuar shumë prandaj duhet t'i ndihmojmë me bashkëpunimin tonë. Mos ngurroni të zbatoni këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sa më të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm të jemi, aq me më pak pasoja do ta kalojmë këtë situatë"
, shkruan Basha.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 11/03/2020 17:02

    Ishallah te ze ty saliun dhe meten ,,mor plehre,,.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?