Sali Berisha

Opinion

Nuk është luftë, është thjesht një bandë në çark

1 Gusht 2021, 22:34| Përditesimi: 1 Gusht 2021, 22:37

  • Share

Ka një përpjekje nga enturazhi politiko-mediatik i Berishës që ta paraqesë luftën që po bën ai për mbijetesën politike si diçka heroike, një lloj Muji që lufton kundër Bajlozit.

Në fakt është një lloj banditi i kohës otomane që pasi vjedh karvanët, ka qejf t’i këndohet këngë sesi luftoi me perandorin dhe jo si vodhi mushkat.

Asgjë heroike nuk ka në sjelljen e Berishës. Gjithë shashkat e tij dhe të ndjekësve, janë zhurmë për teatrin shqiptar, por që zhurma e tyre nuk del jashtë kasolles shqiptare.

Sali Berisha tashmë është damkosur familjarisht si armik i SHBA-së.

Sulmet që i bëhen përfaqësuesve të këtij shteti nga ndjekës të Berishës, vetëm sa e rëndojnë pozicionin e tij. Amerikanët janë mësuar jo vetëm t’ua sulmojnë verbalisht ambasadorët, por edhe fizikisht. Kjo nuk e ka lehtësuar pozitën e agresorit. Përkundrazi, ka bërë që përgjigjja të jetë më e egër.

Beteja e Berishës me vendimin e DASH-it nuk ka të bëjë me emrin e tij si pjesë e historisë tonë, por me fatin e bythës së vet dhe familjes së tij. Ajo që kishte më shumë frikë Berisha, fati i familjes së tij pasi të iki nga kjo botë, ndodhi përpara. Ai e ndjen që nuk ka më kohë të ndryshojë fatin e tij, por shpreson të ndryshojë fatin e familjes. Njeriu që nuk la njeri publik pa i përgojuar familjen sot është në ditën që do donte të shikonte armiqtë e tij.

Tymueset për gjykatat franceze janë vetëm për t’i dhënë argumente pasuesve në tregun shqiptar. Kjo do mbajë me muhabet ca kohë portalet dhe studiot televizive, por askush jashtë Shqipërisë nuk e merr seriozisht.

Në një vend normal, këshilla që duhej të pranonte dhe ndiqte Berisha ishte qëndrimi në hije dhe harresa. Por kjo nuk ndodh në Shqipëri. Tërheqja e tij pa zhurmë do të jepte perceptimin e një njeriu të mundur dhe të dobët. Kjo do të sillte që gjithë hasmit e tij, të goditurit apo grabiturit, konkurrentët politikë dhe të bizneseve, t’i hidheshin në shpinë. Pasi rruga e tij 30-vjeçare ka një vijë gjaku për interesa politike, ekonomike dhe trafiqesh. Ndaj ai sot ka thirrur nën armë jo vetëm ortakët por edhe ata që kanë përfituar apo u ka dosjet e korrupsionit. Puna është që në fatet e kësaj lufte, kjo ndikon aq sa çeta e Hysni Lepenicës në fatet e Luftës së Dytë Botërore.

Berisha nuk e fiton dot këtë betejë. Krismat e tij nuk e ciflosin DASH-in. Ai e di shumë mirë që rruga për të hyrë në listën e personave non-grata, është e vështirë dhe ai e ka trashur shumë zullumin që ia këputën mandatën. Por për të dalë nga ajo listë është edhe më e vështirë. Pasi je shpallur i tillë, je një foto më shumë në listën “Most wanted”. Pas kësaj kanë punë me ty sherifët. Nuk ka kohë ministri i perandorisë më të madhe të gjitha kohërave të merret me dikë që vështirë se i mban mend emrin. Ndaj nuk është një betejë heronjsh në kalanë e fundit, por një luftë bande në limerin e fundit për të shpëtuar kokën dhe pasurinë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • DORDOLEC REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 02/08/2021 19:03

    Saliu është katandisur keq e ky njeri gjakatar tradhtar ka nxir dhe fëmit e tij se ata do paguajn të gjitha gjunahet e babait hajdut kriminel. Tafmaja e madhe kto rezultate jep.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?