94-vjeçarja

Bota

Nuk është kurrë vonë për të realizuar një ëndërr, 94-vjeçarja në SHBA surprizohet nga mbesat dhe vesh fustan nusërie

12 Korrik 2021, 12:20| Përditesimi: 12 Korrik 2021, 12:22

  • Share

Nuk është kurrë vonë për të realizuar një ëndërr! Me këtë “moto” një 94-vjeçare nga Alabama në SHBA, realizoi ëndrrën e saj për të provuar më në fund një fustan nusërie.

Ishin mbesat e saja ato të cilat organizuan këtë surprizë të ëmbël për Martha Mae Ophelia Moon Tucker, e cila u martua në 1952 ku për gratë me ngjyrë ishte e ndaluar të futeshin nëpër dyqane e nusërisë, duke e detyruar atë ta merrte një hua.

“Gjyshja jonë ka sakrifikuar pafund për ne, kështu që për mua është një kënaqësi e madhe të mund t’i realizojë asaj një nga dëshirat e saj”, tha Angela Strozier, një nga mbesat e Tucker.

Videoja emocionuese e 94-vjeçares dhe gëzimi i saj i pamasë teksa provon fustanin, është bërë virale në internet duke bërë njerëzit të buzëqeshin sa herë e shohin.

“Unë pashë veten në pasqyrë e habitur. Unë isha shumë e lumtur. U ndjeva shumë mirë, sikur po martohesha.”, u shpreh ajo në një intervistë për mediat e huaja.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?