Von Der Leyen dhe Biden

‘Nuk është e lehtë’,  Von der Leyen dhe Biden diskutojnë për dialogun mes Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë

11 Mars 2023, 07:43| Përditesimi: 11 Mars 2023, 07:52

  • Share

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Amerikës, Joe Biden. Shkurtimisht temë diskutimi në këtë takim po del se ka qenë edhe dialogu Kosovë-Serbi. Këtë e ka konfirmuar vetë Von Der Leyen në një konferencë për media.

“E kemi prekur këtë temë shkurtimisht. Është shumë e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi vazhdon. Nuk është e lehtë. Ka shumë çështje për t’u zgjidhur, por po lëviz në drejtimin e duhur dhe ka mbështetje të plotë nga të dy palët për këtë dialog”, ka thënë Von Der Leyen.

Në bisedën e tyre dje Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u përpoqën të minimizojnë ndasitë për planet e Uashingtonit për të subvencionuar kompanitë amerikane, bazuar në Ligjin për Reduktimin e Inflacionit që nuk është pritur mirë nga disa në Evropë.

Ndërsa zhvillohet lufta në Ukrainë, Evropa po përpiqet t’i japë fund ndërvarësisë nga Rusia për burime energjitike fosile, duke shtuar prodhimin vendas të energjisë së rinovueshme. Për ta realizuar këtë, do t’i duhet më shumë qasje tek mineralet jetike, si lithiumi dhe metalet e rralla, pjesa më e madhe e të cilave përpunohen në Kinë.

“Kina prodhon 98% të furnizimit të Evropës me metale të rralla”, tha zonja Von der Leyen gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin kanadez Justin Trudeau, në Kingston, Ontario, më herët këtë javë. “Evropa duhet ta eliminojë rrezikun nga kjo ndërvarësi”.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?