Nuk është 'Despacito', kjo është kënga që ka thyer çdo rekord klikimesh në Youtube, arriti në 10 miliardë shikime...të sigurt që e keni dëgjuar

14 Janar 2022, 10:01| Përditesimi: 14 Janar 2022, 10:13

  • Share

TIRANË- Nëse keni një fëmijë, nip/mbesë, komshi apo të afërm pa dyshim duhet ta keni dëgjuar të paktën një herë këngën 'Baby Shark'. Ajo sapo ka thyer çdo rekord shikueshmërie, duke u bërë videoja e parë që ka arritur në 10 miliardë klikime. Ajo ka lënë pas " Despacito" që numëron rreth 7 miliardë klikime.

Kënga dedikuar fëmijëve, e krijuar nga kompania arsimore koreano-jugore Pinkfong dhe e realizuar nga këngëtarja koreano-amerikane Hope Segoine, debutoi në vitin 2016 dhe shumë shpejt u shndërrua një hit në Azi , por që në Amerikë mbërriti 3 vitë më vonë, për t'u shpërndarë pastaj në të gjithë botën.

Suksesi i kësaj këngë nuk ishte i pritshëm nga ana e autorëve. Në vitin 2019, CEO i Pinkfong në SHBA, Bin Jeong i tha CNN se kompania nuk kishte pritur që të kishte këtë shikueshmëri.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?