‘Nuk e marr gocën se është lidhur dhe me djalin e Hasulës’, vëllai i autorit të masakrës në Klos: Familja Shira refuzoi ta merrte nuse vajzën! Na solli mesazhet të printuara

13 Tetor 2022, 12:11| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 15:56

  • Share

Besnik Mjeshtri ka zbuluar momentin se pse ka nisur konflikti mes fiseve në fshatin Klos. Ai thotë se i ka thënë Liri Shirës që ta merrte jnuse për djalin, Kenado, po ky i fundit ka refuzuar pasi është shprehur se vajza, ka qenë e lidhur me një tjetër djalë nga fisi Hasula.

“Po vrave kam për të të vrarë. Shkuam për miqësi, Liri nxori disa fletë, ja sa mesazhe ka cuar goca, mora unë kishte shkruar dhe djali, nuk kisha syze të lexova mirë, kur nxori letra, vjen Fatbardhi dhe ulet në tavolinë dhe u nxeh ‘ç’i ke to letra’. Filluan debate, dhe i tha shkurt, a do e marrë gocën apo ku e ke hallin, më vonë vjen Fiqiriu, ulet në tavolinë dhe i pa letrat dhe u tha ‘a do bëhemi miq, hajde bëhemi miq, mere gocën i pafsh hajrin’, tha që nuk e marr gocën se është lidhur me djalin e Hasulës’,  ka rrëfyer Besniku.


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE/ ‘Goca paska qenë e dalme komplet?’ Vëllai i autorit për Report Tv: Vajza shantazhohej me foto nudo nga 2 kushërinjtë! Njëri s'na e mori për nuse, na tha se ‘është lidhur dhe me tjetrin’


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?