‘Nuk e kam qejf, tregoi mungesë burrërie!’ Arjan Konomi flet sërish për ribashkimin e Donaldit me Borën! A ishte skenar?

4 Gusht 2022, 22:16| Përditesimi: 4 Gusht 2022, 22:28

  • Share

Marrëdhënia e Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj e cila nisi brenda mureve të shtëpisë së Big Brother Vip mori një vëmendje mjaft të madhe nga publiku por edhe nga personazhë të ekranit.

Ndër ta edhe Arjan Konomi, opinionisti i ‘Për’puthen’ i cili shprehu hapur mospëlqimin ndaj Donaldit dhe nuk u kursye me deklaratat ndaj tij.

Por, sot çfarë ka për të thënë ai kur Bora Zemani u ribashkua me aktorin?

Këtë pyetje ia ka bërë një personazh i njohur i mediave sociale siç është Kozak Braçi gjatë një video-live në TikTok. I vendosur në siklet Arjani u mundua t’i shmangej pyetjes duke thënë: “Unë pata thënë se do bashkohen shumë shpejt.” Më pas Kozaku tha: “Po ka qenë me skenar e gjitha se nuk do e falte Bora. Top Channel, reklamat gjërat me plan e gjitha.” Ndërkohë, Arjani ia ktheu: “Jo, jo nuk e besoj”.

 

 

 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lida: 05/08/2022 08:08

    O njerez po i lini rehat te dashuruarit te bejne pushime te mbara e te bukura.Kalofshin sa me bukur dhe gjetshin paqe ne dashurin e tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?