'Nuk e duam në klasë me fëmijët tanë sepse është me sindromën Down', vogëlushja shqiptare në Maqedoninë e Veriut fiton 'betejën', shkon në shkollë me presidentin

7 Shkurt 2022, 15:56| Përditesimi: 7 Shkurt 2022, 16:01

  • Share

Ëmbla Ademi, vogëlushja shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ka shkuar sot në shkollë si të gjithë shokët dhe shoqet e saj. Rasti i Ëmbëlës bëri jo pak bujë, kjo për faktin se prindërit e nxënësve të tjerë në klasën e saj nuk donin që ajo të ishte në të njëjtën klasë me fëmijët e tyre për shkak se është me sindromën Down.

Por vogëlushja jo vetëm që ka shkuar në të njëjtën klasë, por edhe e shoqëruar nga vetë Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Ai i bëri një vizitë sot Ëmblës duke e marrë atë për dore e duke e dërguar në shkollë.

Babai i Ëmblës, Ilir Ademi, rrëfen ajo që nga shtatori ka pasur asistent arsimor, por shpesh i është dashur t’i ndërrojë klasat dhe mësueset, që është mjaft e lodhshme për një fëmijë me nevoja të posaçme.

Drejtori i Shkollës Fillore “Bashkimi”, Ziadin Nuredini, e pohoi se Ëmbla me moshatarët mëson vetëm disa nga orët mësimore, ashtu siç janë dakorduar edhe me prindërit e fëmijëve të tjerë.

Komento

Komente

  • Iris: 08/02/2022 04:20

    Ketu ku jetoj une,femijet me probleme te tilla,ndjekin shkolla speciale,nuk regjistrohen ne shkolla te zakonshme.Autiket edhe lejohen,por ka patur plot raste kur jane krijuar shume probleme si bullizmi nga nxenesit e tjere,probleme me perqendrimin,sjelljen dhe te kuptuarit e mesimit si dhe ne disa raste kane perfunduar per shkak te veprimeve te tyre,te keqtrajtuar nga edukatoret,stafi dhe policet qe jane thirrur nga shkolla kur sjellja e tyre ka agravuar.Enderra e cdo prindi eshte qe femija e tij te eci ne jete,te jete i barabarte e te trajtohet njelloj si gjithe femijet e tjere e te respektohet njelloj.Realiteti ne fakt eshte shume me i ashper.Megjithate e vleresoj aktin e presidentit.Me kujton rastin e Ruby Bridges qe u shoqerua nga federalet ne shkolle si e para nxenese me ngjyre ne kohen kur po luftohej kunder segregacionit.

    Përgjigju
  • Frangu: 07/02/2022 21:07

    Është i pakuptueshëm fakti që prindërit "e tjerë" ankohen për cilësinë e mësimdhënies, me arsyetimin se në klasë qenkësh dhe një fëmijë me aftësi të kufizuara. Është akoma më i pakuptimtë pohimi i drejtorit të shkollës se "është dakorduar dhe me prindërit e tjerë"... Është njëkohësisht domethënës gjesti i shoqërisë civile të përfaqësuar edhe nga vetë Presidenti - të cilit i heq kapelen - në mbrojtje të një të drejte të patundur dhe pa asnjë pretekst ankimi. PS. Jam nga Jugu, por vajzën e parë e quajtëm AMLA. Im atë, kur e njoftova, më pyeti: "Përse, o bir, nuk e quajtët ËMBLA?"... Ngaqë tingëllon më ëmbël, baba - i thashë - sepse i tillë ka qenë shqiptimi i vjetër i fjalës "ëmbël", ende pa lindur toskërishtja... "Po mirë, o bir: le ta gëzojë emrin mbesa!" - më tha... Kohë më vonë, Iliri nga Gostivari dhe bashkëshortja e tij, zgjodhën emrin ËMBLA për vajzën e tyre, një e tillë zgjedhje që më tingëllon po aq e bukur dhe e dlirë sa ajo jona, dikur... ËMBLËS i urojmë suksese në shkollë e në jetë; jo vetëm unë e ime shoqe, por dhe AMLA e motra e saj e vogël Sibora.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?