Foto ilustruese

'Nuk e dua më motrën tënde, do ndahem', i riu plagos me thikë kunatin në Durrës

28 Prill 2022, 13:21| Përditesimi: 28 Prill 2022, 13:23

  • Share

Një person ka mbetur i plagosur me thikë ditën e sotme në Durrës, pas një konflikti me kunatin e tij. Bëhet me dije se Festim Hoxha goditi me thikë Spiro Toli, pasi ky i fundit, pak ditë më parë, i çoi motrën te shtëpia e prindërve, duke thënë se nuk e donte më dhe kërkonte divorcin.

Hoxha nuk ka pranuar ndarjen dhe arsyen e kunatit dhe gjatë debateve të cilat kanë qenë të vazhdueshme, në gjaknxehtësi e ka plagosur.

Hoxha u arratis menjëherë pas ngjarjes, ndërsa Toli ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?