Scott Galloway

'Nuk duhet të rrini kurrë në shtëpi', këshilla e profesorit të njohur amerikan ndez debat në rrjet

13 Qershor 2023, 11:35| Përditesimi: 13 Qershor 2023, 11:42

  • Share

Scott Galloway, profesor i Universitetit të Nju Jorkut, i njohur për teoritë e tij që qëndrojnë ‘kundër rrymës’, ka ndezur debat në rrjet pasi ka këshilluar të rinjtë që të mos qëndrojnë kurrë në shtëpi, përveçse gjatë kohës që flejnë gjumë.

Për Galloway qëndrimi në shtëpi dhe sasia e kohës së kaluar në shtëpi është e ndërlidhur me mënyrën e kundërt të suksesit profesional e romantik, të produktivitetit dhe arritjen e rezultateve të dëshiruara.

Pikërisht për këtë temë Galloway foli së fundmi në Samitin e Këshillit të CEO-ve të “Wall Street Journal” ai tregoi disa nga mënyrat për të arritur suksesin, e 6teksa ju drejtua të rinjve ai i këshilloi që të mos qëndrojnë kurrë në shtëpi.

“Nuk duhet të jesh kurrë në shtëpi. Kështu u them gjithmonë të rinjve. Shtëpia është për shtatë orë gjumë dhe kaq… Duhet të jesh jashtë shtëpisë.”

Si ekspert marketingu, Scott gjithmonë ndez debat me këshillat e tij, por këtë herë të shumtë janë ata që janë kundër tij.

Komentet e tij të fundit, që kur u bënë virale, kanë rindezur debatin mbi punën në distancë , ndikimin e saj social dhe nëse brezat e vjetër (Galloway është 58 vjeç) nuk janë në kontakt me sfidat e brezit të ri.

Kjo pasi, vetë komentuesit janë shprehur se  mënyrat se si individë të ndryshëm kanë zgjedhur të organizojnë punën, ditën dhe jetën  e tyre nuk mund të lidhen me disa këshilla autentike dhe uniike të dikujt që ka prioritet të vetëm në jetë punën.

Secili ka prioritete të ndryshme, dikush preferon të kalojë më shumë kohë me familjen, dikush e ka për detyrë të kujdeset për familjen ose dikush tjetër parapëlqen të qëndrojë me miqtë dhe të afërmit.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?