‘Nuk dua ta besoj se ka ikur’, Mevlan Shanaj për Mimika Lucan: Model në artin skenik dhe si bashkëshorte e Ndrekës, që kishte temperament të veçantë

21 Shkurt 2023, 15:19| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 15:36

  • Share

Një nga kolegët më të ngushtë të aktores Mimika Lucaj, Mevlan Shanaj shpreh për “Report Tv” dhimbjen për humbjen e mikeshës së tij, prej dekadash. Kineasti e përshkruan jo vetëm si një aktore të talentuar, por edhe bashkëshorte, nënë e gjyshe të përkushtuar.

“Nuk dua ta besoj që ka ikur se ishte shumë vitale, shumë energjike. Një grua e mençur dhe një model në artin skenik, jo vetëm si aktore por edhe si shkrimtare. Unë kam pasur shumë miqësi me të dy, por me Mimikën kishim një lidhje shumë të veçantë.

Së fundmi u takuam për datëlindjen e saj të 85-të, ku ajo kërceu. Është balerinë! Me Mimin takoheshim rregullisht, dhe kishim marrëdhënie të shkëlqyera.

Rrinte në Elbasan pranë të birit, një gjyshe e jashtëzakonshme, por një grua e butë, e mençur, vitale! Ishte ndër gratë më të emancipuara dhe të ditura të skenës!

Mimika dhe Ndreka, miq të adhuruar, unë kam bërë një dokumentar për Ndrekën ,ku në qendër del Mimika! Ajo ishte një grua model, dhe e kaloi jetën me një burrë me një temperament të vështirë, të veçantë, siç ishte Ndrek Luca.

Një grua që rrezatonte, urtësi, mençuri, delikatesë, kjo ishte Mimika Luca!” u shpreh Shanaj.


Lajmi kryesor:

Një prej ikonave të viteve të arta të kinematografisë shqiptare, ndërron jetë në moshën 85-vjeçare aktorja e njohur, Mimika Luca


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?