Ministrja e Shëndetësise Ogerta Manastirliu theksoi se këto dy javë janë vendimtare për parandalimin e përhapjes së virusit, ku theksoi se task forca do të jetë 24 orë në terren.
'Për rregullat që kemi aktualisht për masat ekzistuese dhe për masat e reja të sapo shpallura nuk do të ketë asnjë tolerancë. Task-forca do të jetë 24 orë në terren për të monitoruar zbatimin e masave. Dy javët e ardhshme janë vendimtare. Janë dy javë ku zinxhirit të infeksionit duhet ti vënë përballë zbatimin e zinxhirit të solidariteti mes nesh.
Në piramidën e të drejtave shëndeti ka qenë në majën e kësaj piramide. Tre janë fjalët kyçe. Na duhet mobilizim, respekt, përkushtim. Është një luftë që po vazhdon dhe zinxhirin e infeksionit do ta këpusim nga zinxhiri i solidaritetit.
Respekti për rregullat është respekt për jetën, për veten, dhe për të afërmit. Përkushtim për një tjetër sforco përkundrejt kësaj pandemie e cila ka vënë në vështirësi shumë serioze sistemet shëndetësore kudo në botë. Shumë kush mund të jetë i lodhur por virusi nuk është lodhur.'- tha ministrja.
Lajmi kryesor:
Masat e reja anti-COVD/ Nga nesër Shqipëria mbyllet në orën 20:00! Shkollat e mesme në 10 bashki mësim online, zgjatet sezoni i provimeve (VIDEO)
M.Q./ReportTv.al