Sport

'Nuk do ishte habi edhe nëse shkojmë në finale', Terim ndez ndeshjen e parë të 'Euro 2020'! Pikat e forta dhe lojtarët për t'u parë në Turqi-Itali

11 Qershor 2021, 17:10| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 17:47

  • Share

Turqi-Itali është ndeshja e parë e Euro 2020 që si favorit ka skuadrën ‘axurre’, por që nuk do ta ketë aspak të lehtë. Ish-trajneri i Turqisë Fatih Terim për mediat italianë ka deklaruar se ‘nuk do ishte aspak habi që Turqia të shkoj deri në finalen e Ëemblit’.

Turqia vjen në këtë europian pas një fushate eliminatore ku ishte në të njëjtin grup me Shqipërinë dhe u rendit e dyta pas Francës. Pika e fortë e kësaj skuadre është mesfushori me tipare sulmuese Hakan Calhanoglu, i cili konsiderohet edhe si maestro. Lojtari për t’u parë është Çaglar Soyuncu, i cili luan si mbrojtës në Premier League me Leicester. Në pankinë dirigjenti i kombëtares është Senol Gunesh, i cili ka marrë drejtimin që prej 2019. Arritja më e madhe e Turqisë është në Europianin e 2008 kur arriti deri në gjysmëfinale.

Ndërkohë Italia vjen në këtë Europian si asnjëherë më parë, pasi në kualifikuese mori 10 fitore në 10 ndeshje. Maestro i kësaj skuadre cilësohet Marco Verrati, që luan me Paris SG në Francë. Njeriu për t’u parë është sulmuesi Ciro Immobile, i cili ishte edhe golashënuesi i Italisë në kualifikuese.

Padyshim që pika e fortë e kësaj ‘axurrëve’ konsiderohet Roberto Mancini, i cili erdhi në krye të kombëtares në 2018 dhe prej atëhere skuadra ka 27 ndeshje pa humbje. Arritja më e madhe e Italisë në një europian është në vitin 1968 kur edhe fitoi kompeticionin.


Lajmi kryesor:

Nisi sonte EURO 2020, spektakël e rivalitet i garantuar! Report Tv vjen çdo ditë në 14:00 me 'Minuta Zero'! Itali-Turqi, sfida që 'thyen' pritjen 1-vjeçare


Ne.k.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?