Nuk dihet fati i 3-vjeçarit në Durrës, prej 5 ditësh i zhdukur! Nëna e të miturit denoncoi gjyshërit, dështojnë kërkimet e policisë

17 Prill, 13:42| Përditesimi: 17 Prill, 16:21

  • Share

Prej pesë ditësh nuk dihet fati i 3-vjeçarit në ish-Kënetë të Durrësit. Ai u zhduk nga banesa e gjyshërve, ku nëna e kishte lënë të qëndronte disa orë. Nëna e të miturit Ile Gjuni ka bërë denoncim në polici të shtunën e 13 prillit në orën 20:00. Ajo u ka rrëfyer uniformave blu se djalin e kanë marrë gjyshërit nga i ati dhe refuzojnë t’ia kthejnë. E dëshpëruar, nëna është lutur për të voglin e saj dhe ka kërkuar me ngulm gjetjen e tij, por deri më tani Policia e Durrësit ka dështuar ne kerkimet per gjetjen e tij.

Një ditë më parë, në një komunikatë për mediat, Policia e Durrësit tha se ka prangosur 60-vjeçarin Rexhep Gjunin, me akuzën e marrjes së padrejtë të fëmijës. Oficeret e policisë së Durrësit deri më tani kanë dështuar të zbërthejnë gjyshin për vendndodhjen e nipit. Po kaq në kërkim ëshë bashkëshortja e tij, e cila gjatë kontrolleve nuk është gjetur ne banesë.  Besohet se gjyshja bashke me nipin janë larguar drejt Kukësit, ku ka origjinën familja Gjuni, ndaj është angazhuar dhe policia e Kukësit. Burimet thanë se janë kontrolluar disa banesa të të afërmeve në fshatrat e Kukësit e Hasit, por deri tani pa rezultat.

Dramën e rëndë familjare e ka rrëfyer 23-vjecarja Ile Gjuni, e cila një ditë më parë deklaroi se problemet me ish-vjehrrit kanë lindur pasi i vdiq bashkëshorti në aksident. Ajo ka shkuar të jetojë tek prindërit e saj po në zonën e ish-kënetës, ndërsa ish-vjehrrit vazhdimisht kërkonin kujdestarinë e 3-vjeçarit, gjë që nuk iu takon me ligj. Për të ulur tensionet ajo e çonte djalin tek gjyshërit gjatë fundjavave, por të shtunën ata kanë refuzuar ta kthejnë fëmijën e mitur, me pretendimin se do ta rrisin vetë.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/04/2024 00:53

    Vini ne pergjim telefonat,kontrolloni jo vetem te aferm,por dhe miq e te njohur dhe mos harroni qe /besa/ mund te jete perdorur, keshtu qe mos prisni shume qe te tregojne.Kontrolloni dhe Kosoven e Dibren,mund te kete kaluar dhe kufirin e gjelber e t'a kete shpene te miq (mos harroni qe familjet kuksiane kane pritur kosovare gjate luftes e kane krijuar miqesi e bese),dhe mbi te gjitha, verzhgoni marrjen e pensionit te gjyshes.Marresi i pensionit duhet te jete vete gjyshja,ose nje person me prokure qe duhet t'ja jape.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?