Ish-Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi

Nuk deklaroi refuzimin e vizës nga SHBA, KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-Prokurorit të Krimeve të Rënda, Eugen Beçi

9 Shkurt 2021, 15:12| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 15:23

  • Share

Komisoni i Posaçëm i Apelit lënë në fuqi shkarkimin e ish-Prokurorit të Krimeve të Rënda Eugen Beçi nga ana e KPK-së.

Ish-prokurori u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 26 qershor të vitit 2019 pasi ai rezultoi se ai nuk kishte deklaruar refuzimin e vizës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, prokurori "rebel" i Krimeve të Rënda rezultoi se kishte probleme me një apartament si dhe me shlyerjen e një kredie të marrë për blerjen e tij.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka dorëzuar dy raporte për Eugen Beçin pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 4 prill të 2019, DSIK ka depozituar pranë KPK një raport të dytë për Beçin, duke korrigjuar raportin e parë.

Në raportin e dytë, DSIK thotë se prokurori i Krimeve të Rënda ka bërë deklarim të pasaktë në plotësimin e deklaratës për kontrollin e figurës, pasi nuk ka deklaruar revokimin e vizës amerikane.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?