Nuk deklaroi dënimin në Greqi, kalon për gjykim dosja e kryebashkiakut të Kuçovës! Kreshnik Hajdari kërkon gjykim të shkurtuar

10 Janar, 13:25| Përditesimi: 10 Janar, 14:26

  • Share

Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë në gjykim dosjen ndaj kryetarit të Bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari, pas përfundimit të hetimeve ndaj tij më 20 dhjetor 2023 për akuzën “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një here lidhur me mosdeklarimin e procesit gjyqësor ndaj tij në Greqi.

Mësohet se kryebashkiaku i Kuçovës ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Më 15 nëntor, SPAK mori si të pandehur Kreshnik Hajdarin pasi i njoftoi akuzën për falsifikim të formularëve. Sipas Prokurorisë së Posaçme, ai ka shkelur nenin 190/2 të Kodit Penal, që parashikon dënim nga 6 muaj burg deri në 5 vjet, si pasojë e mosdeklarimit të procesit gjyqësor ndaj tij në Greqi në formularët e dekriminalizimit dy herë, nga viti 2019 e në vazhdim.

Lajmi ne perditesim... 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?