Kiara Tito dhe Luiz Ejlli

'Nuk besova te dashuria juaj', ish-banori i Big Brother i kërkon falje publike Luizit dhe Kiarës

29 Nëntor 2023, 09:05| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 09:07

  • Share

Ish-banori i “Big Brother”, Jetmir Salaj i ka kërkuar falje publike çiftit Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.

Jetmiri ka qenë një ndër banorët e Big Briother Vip që e ka kundërshtuar lidhjen e çiftit, duke thënë se nuk është e vërtetë dashuria e tyre, ndërsa për moderatoren ka thënë se Kiara është me Luizin për interes.

Këto deklarata Jetmiri i ka bërë bashkë me ish-banorin Anaid Kaloti. Duket se këto mendime me kohën i kanë ndryshuar Jetmirit, i cili përmes një Instastory i ka kërkuar falje çiftit.

“Së pari, duhet të kërkoj falje që nuk kam besuar te dashuria juaj. E dyta: uroj më të mirën për ardhmërinë tuaj.” – është shprehur ai.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?