Nudot e viteve ‘60 të Akademisë
eskpozohen në Galerinë FAP

8 Nëntor 2012, 22:39| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Dhjetëra vizatime të ruajtura me fanatizëm në fondin e Fakultetit të Arteve të Bukura, të realizuara nga studentët mes viteve ’60-të dhe ’80-të, e të përzgjedhura me kujdes janë ekspozuar në Galerinë FAP pranë Universitetit të Arteve.

Rektori Petrit Malaj tha se kjo ekspozitë për institucionin e lartë të vetëm të artit në vend, ka rëndësi per njohjen e studentëve me traditën. Ekspozita është një urë lidhëse mes fillimeve të traditës dhe nevojës për t’u njohur nga brezat e tanishëm dhe të ardhshëm, e cila është e ndarë në 3 seksione, atë të portretit, profilit të punëtorit dhe nudos akademike, e cila është vënë në qendër të ekspozitës.

 Ekspozita e çelur në Galerinë FAP, do të qëndrojë hapur deri më 13 nëntor dhe është një hapësirë e cila përcjell traditën e vyer dhjetëravjeçare të brezave të studentëve të Fakultetit të Arteve të Bukura.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?