Novak Djokovic

Novak Djokoviç pëson humbjen e parë pas pesë muajsh, Medvedev arrin në finalen e Dubait

5 Mars 2023, 13:50| Përditesimi: 5 Mars 2023, 13:51

  • Share

Tenisti Novak Djokoviç pësoi humbjen e parë që nga nëntori i vitit të shkuar, pasi Daniil Medvedev e dërgoi atë jashtë kompeticionit të Dubai-t. Numri 7 i botës e rrëzoi serbin me sete 6-4 6-4 në vetëm një orë e 35 minuta ndërsa Djokoviç garoi me disa gabime jo karakteristike për të.

Kjo përballje shënon humbjen e parë të serbit këtë vit, duke i dhënë fund një serie pa humbje prej 20 ndeshjesh, ndërsa Medvedev e zgjeroi serinë e tij të fitoreve në 13 ndeshje.

Djokoviç dhe Medvedev u përballën për herë të 14-të në një gjysmëfinale në kampionatin e tenisit në Dubai Duty Free. Të dy sportistët u futën në fushë pasi kishin fituar nga dy tituj secili deri më tani këtë sezon, me humbjen e fundit të serbit që ishte në nëntor, ndërsa numri 7 i botës nuk kishte humbur që nga raundi i tretë në Australian Open. Tanimë Medvedev është në finalen e turneut të Dubait.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?