Novak Djokovic

Novak Djokovic kundër autoriteteve, numri 1 i tenisit përjashtohet nga dy aktivitete

6 Mars 2023, 11:14| Përditesimi: 6 Mars 2023, 11:15

  • Share

Novak Djokoviç ka hequr dorë nga dy turnetë e radhës së tenisit. Gjithçka lidhet me kërkesën e tij për mos u vaksinuar, gjë që nuk mund të lejohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tenisti më i mirë në botë u tërhoq nga BNP Paribas Open në Indian Wells të dielën mbrëma, vetëm disa ditë para nisjes së turneut në Kaliforninë Jugore dhe disa orë përpara se të hidhej shorti i turneut. Asnjë nga organizatorët nuk dha shpjegime për diçka të tillë, ndërsa serbi nuk dëshiron që të bëjë vaksinën kundër covid-19.

Djokovic prej një viti është në "luftë" me autoritetet, duke munguar në disa turne kjo për shkak të refuzimit të vaksinës.

Saga e Djokovic kundër marrjes së vaksinës Covid-19 daton në janarin e kaluar, kur ai u deportua nga Australia pak para Australian Open. Djokoviç humbi US Open vitin e kaluar si dhe disa ngjarje të tjera madhore,  duke përfshirë Indian Wells.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?