Novak Djokovic

Novak Djokovic fiton 'Roland Garros' dhe kalon rivalët në tenis! Rikthehet në majë të botës

12 Qershor 2023, 09:44| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 09:46

  • Share

Novak Djokovic fitoi 3-0 me sete kundër norvegjezit Casper Ruud dhe është fituesi i këtij sezoni në turneun e Francës në tenis, 'Roland Garros'. Me këtë sukses, serbi Djokovic shkon në 23 Grand Slame të fituara në karrierë dhe bëhet tenisti numër një në botë për meshkuj që arrin këto shifra me rivalët aktualë.

Në finalen kundër Ruud, serbi fitoi 7-5, 6-3 dhe 7-6 (7-1), duke marrë suksesin e radhës, teksa nga renditja e ardhshme do jetë numri një në botë. Djokovic lë pas Rafa Nadal me 22 Grand Slame, duke u futur në histori. Tenisti ka fituar tre tituj në Paris, duke u bërë tenisti i vetëm që ka nga tre fitore në të gjitha Grand Slamet e rëndësishme të zhvilluara në 18 vite karrierë.

36-vjeçari shprehet i lumtur për këto suksese. “Çdo lojtar ëndërron të jetë në këtë fushë dhe të fitojë trofeun të paktën një herë në karrierë. Jam përtej fatit në jetën time që fitova 23 herë, është një ndjenjë e pabesueshme”, tha Djokoviç gjatë fjalimit të tij në fushë.

Tanimë Djokovic do synojë të fitojë edhe Wimbledon, për të arritur rekordin e Magaret Court me 24 tituj. Në turneun e Anglisë, Djokovic ka fituar 7 Grand Slame.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?