Festa e Kombëtares

NOTAT/ Një ekip që shkëlqen, Kombëtarja i befason të gjithë! Seferi dhe Berisha 10-ta 'me yll'

13 Tetor 2023, 12:04| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 12:06

  • Share

Një Kombëtare që shkëlqen edhe me nota. Shqipëria fitoi dje 3-0 kundër Çekisë për grupin E kualifikues të Euro 2024, duke bërë që tanimë të nisë fluturimi për në "Gjermani 2024".

Golat e Jasir Asanit dhe dopieta e Seferit ishin të duhurat për të dërguar në festë një komb të tërë dhe "derdhur" shesheve mijëra tifozë. Forma e mirë e lojtarëve ka bërë që ekipi ynë të vlerësohet në total me notën 7.17-të. Ndër më të mirët në fushë padyshim ishte Taulant Seferi me notën 8.4, teksa meritonte 10-të "me yll" për paraqitjen e tij. Meritë për mbajtjen pastër të portës kishte Berisha, që u vlerësua me 8.6-të, duke qenë më i miri në fushë.

Nota të larta për të gjithë lojtarët, teksa zhgënjeu Bajrami që u vlerësua me 6.5, kjo është për shkak të zëvendësimit apo edhe një dëmtimi të lehtë.

Vlerësimi
 

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?