Kombëtarja në Pragë

NOTAT/ Kombëtarja vetëm një gjuajtje në portë, Jasir Asani më i miri në fushë! Hysaj 'ngel në klasë'

8 Shtator 2023, 10:04| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 10:14

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi mbrëmjen e së enjtes 1-1 në Pragë kundër Çekisë, për ndeshjen kualifikuese të grupit E të Euro 2024. Goli i Cerny për vendasit, u barazua nga "perla" e Nedim Bajramit në minutën e 66-të. Goditja e fantazistit ishte e vetmja në portë për kuqezinjtë, që paçka mungesës së gjuajtjeve në portë, patën efikasitetin 100 përqind.

Pas ndeshjes, "SofaScore" nxori edhe notat e lojtarëve, ku bie në sy se Elseid Hysaj "ngel në klasë". Shkodrani me notën 6.4 është më pak i vlerësuari te tanët, ndërsa Jasir Asani me notën 7.2 është më i miri.

Lojtari i ndeshjes ishte kapiteni i çekëve, Tomas Soucek, që u vlerësua me notën 8,1. Pas katër ndeshjeve në grup, Çekia me tetë pikë është në krye, ndjekur nga Shqipëria me shtatë pikë dhe Polonia me gjashtë. Moldavia në vendin e katërt me pesë pikë, teksa mbyllin klasifikimin me një pikë Ishujt Faroe.

Notat e ndeshjes

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergj: 08/09/2023 12:22

    Shpirti luftarak i Asanit, finesa dhe teknika brilante e Nedin Bajramit, tè qènit i palodhur nè nesfushè e Ranadanit, i dhanè Shqipèrisè njè barazim, qè po ti vèsh pèrballè rendimentin e punès KOT tè njè Hysaj qè vetèm èshtè njè faktor pasigurie tè theksuar nè vijèn e mbrojtjes, dhe lojèn pa aspak prezencè nè mesfushè tè njè Kistian Asllani,,,qè duket me fat. Hysaj, nuk mund dhe nuk duhet tè jetè mè titullar i kèsaj skuadre, nèse vèrtetè duam tè marrim ndonjè frut tè punès sè palodhur tè lojtarève tè rinj, qè japin shpresè vèrtetè pèr tè sotmen dhe tè ardhmen. Barazimi ynè atje, mban shpresèn gjallè pèr kualifikim nè europian, falè asaj mrekullie tè Bajramit,,,por ai nuk vlen pèr tu sjellè sikur e merituam atè rezultat. Njè analizè profesionale e lojès sè djeshme, bart shpresèn se kundèr Polonisè, do luajnè tè paktèn ata qè janè nè formè dhe jo ata qè me prezencèn e tyre kthehen nè njè burim pasigurie pèr ekipin dhe punèn e tij.

    Përgjigju
  • Nga Lagja Pavarsia VLORÉ deri nè Fund té LUNGOMARES ASNJÉ KOSH PLEHRASH !!!!! ZERO ZERO KOSHA PLEHRASH !!!: 08/09/2023 11:51

    Hysaj Lojtari mé i DOBÈT dhe komplet DISTROFIK !! Bajrami + Ramadani + Asani + Mitaj = FANTASTIKÉ dhe LOJTARÈ qè dhané SHPIRTIN né FUSHÈ !!! Asllani i ZI nga Elbasani si gjithmoné ARROGANT , KARAGJOZ , FODULL dhe LOJTAR GJIZE !!!! NJÈ BRAVO té madhe pèr SHQIPTARÈT e MAQEDONISÉ

    Përgjigju
  • smi ttrop: 08/09/2023 11:03

    te gjith gabojn por duhet pak respekt

    Përgjigju
  • I am: 08/09/2023 10:38

    Eshte mister me vete pse Hysaj luan ende? E kane lene kembet dhe ben gabime. Na grine nga krahu i tij mbreme.

    Përgjigju
    • KOSTA POLO: 08/09/2023 20:28

      E mban Duka injoranti ne kombtare ka bere shume gabime si karagjoz.edhe e mbajne akoma po traineri nuk shikon qe nuk jepe me qorr eshte.do luaj prap titullar do ta shikoni.

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?