Ylber Ramadani në dyluftim

NOTAT/ Enea Mihaj më i miri për Kombëtaren, Uzuni dhe Asani lojë mesatare! Polaku Szczesny njeriu i ndeshjes

28 Mars 2023, 09:49| Përditesimi: 28 Mars 2023, 09:51

  • Share

Shqipëria e futbollit humbi dje 1-0 në transfertë me Poloninë, për ndeshjen e grupit E kualifikues të Europianit 2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos zhvilluan një lojë të mirë, teksa katër raste të pastra patën djemtë tanë. Më i miri i ndeshjes ishte portieri i Juventusit, polaku Szczesny që mori notën më të lartë, 7.7 sipas SofaScore.

Edhe pse të pafat para portës, kuqezinjtë kanë marrë nota të mira pas 90 minutave ku në fushë u tregua shpirti i garës. Për kombëtaren tonë, më i miri në fushë ishte Mihaj me notën 7.2, teksa edhe Gjasula, Ramadani dhe Cikalleshi u vlerësuan pozitivisht.

Më shumë pritej nga Hysaj, Asani dhe Uzuni, që u vlerësuan mesatarisht. Zëvendësuesit e tanëve patën një vlerësim të mirë. Nedim Bajrami 6.5, Anis Mehmeti 6.5, Taulant Seferi 6.7.

Në total si ekip, Kombëtarja u vlerësua me notën 6.75, teksa Polonia me 6.93.

Notat e ndeshjes

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bashkim Ahmetaj: 28/03/2023 12:41

    Sukudra jone me lojen bukur qe beri ,meriton nota me te mire per kete ndeshje, panvarshit humbjes.Ajo na shtoj besim dhe shpres per te arthmen .Nje bravo te madhe per cunat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?