Nostalgjia e humorit në programin e Vitit të Ri! Aishe Stari dhe Haxhi Rama kujtojnë vitet e arta të Estradës së Durrësit: E kujtohen batutat tona

30 Dhjetor 2022, 19:11| Përditesimi: 30 Dhjetor 2022, 19:18

  • Share

TIRANË- Humori është ai damari që pulson tërë kohën dhe e transformon gjendjen shpirtërore të njeriut. Veçanërisht kur duam të ndjejmë çlodhjen dhe çlirimin nga ngarkesat e një viti. Dhe siç ndodh në “Esencë” ne kthehemi pak në kohën kur humori bëhej, shihej dhe përjetohej ndryshe. Çdo fundvit shqiptarët mezi kanë pritur para ekranit skeçet ikonike e spektaklet e humorit  që ende sot e kësaj dite kanë të njëjtën fuqi. Sot në ‘Esencë’ kujtojmë ato kohë me regjisorin dhe skenaristin Haxhi Rama dhe aktoren Aishe Stari.

Teksa kthehen pas për të kujtuar atë periudhë, regjisori Rama thotë se veçanërisht shfaqja e vitit të ri i ngjante panairit të librave sepse ballafaqoheshin të gjithë estradat e Shqipërisë dhe kishte shumë konkurrencë mes trupave.

Një vitrinë shfaqjesh ku kishte 4-5 premiera në vit, një angazhim  për të cilin punohej intensivisht. Regjisori Rama citon më tej gjatë bisedës se batutat e skeçeve ktheheshin në pronë të të gjithëve. Njerëzit i dinin përmendësh dhe i përdornin në përditshmëri. Mes të tjerash artistët cituan edhe faktin që humori i atyre kohëve ende është diçka që shihet dhe vlerësohet njësoj edhe pse gjërat ndryshojnë.

“Ende sot më ndalojnë njerëz në rrugë duke më kujtuar rolet e batutat e mia” thotë aktorja Aishe Stari. Një kohë e cila duket se ka fuqinë e ripërtëritjes sepse çdo copëz artistike vjen sot dhe pëlqehet e vlerësohet njësoj nga të gjithë brezat. Humori është gjëja më serioze në botë, por vetëm kur bëhet profesionalisht dhe me nivelin e duhur e ndikon publikun si e ku duhet.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?