Avion luftarak F-16

Norvegjia i shet Rumanisë 32 avionë luftarakë F-16

5 Nëntor 2022, 10:25| Përditesimi: 5 Nëntor 2022, 10:29

  • Share

Ditën e djeshme Norvegjia njoftoi se do t’i sigurojë Rumanisë 32 avionë luftarakë të tipit F-16 të përdorur për 388 milionë euro.

Marrëveshja që u nënshkrua në sfondin e luftës në Ukrainë, e cila kufizohet me Rumaninë, mbulon furnizimin e avionëve, pjesëve rezervë si dhe mirëmbajtjen dhe trajnimin e personelit teknik.

Ministria norvegjeze deklaroi se dorëzimi do të bëhet në vitin 2023 dhe 2024 pasi avionët të përmirësohen.

“Do të jetë një kontribut i rëndësishëm për forcimin e forcave ajrore të një aleati të NATO-s dhe njëkohësisht do të krijojë vlerë për industrinë norvegjeze të mbrojtjes duke gjeneruar të ardhura për shtetin norvegjez”, tha në një deklaratë ministri norvegjez i Mbrojtjes Bjorn Arild Gram.

Norvegjia kishte zgjedhur në vitet 1960 avionët e tipit  F-16 të American General Dynamics, duke porositur 60 avionë. Oslo gjithashtu planifikon të blejë deri në 52 avionë të tillë.

Rumania kishte shprehur që nga viti 2021 interesin e saj për të blerë F-16 norvegjeze për të zëvendësuar MiG-21 të vjetër të prodhimit sovjetik.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?