Kanye Wesy dhe Kim Kardashian

North West vajza e Kim Kardashian takon gruan e re të babait të saj Kanye West

23 Janar 2023, 08:30| Përditesimi: 23 Janar 2023, 08:44

  • Share

North West darkoi dje me babanë e saj Kanye dhe gruan e tij të re në Malibu, Kaliforni. Vajza nëntë vjeçare e Kim Kardashian u shoqërua nga një shoqe e saj teksa ekipi i saj i sigurisë e zbriti në restorant, ku Kanye dhe Bianca Sensori po e prisnin që të mbërrinte.

Reperi u martua me 27-vjeçaren në fshehtësi të madhe, por asnjëri deri tani nuk e ka konfirmuar apo mohuar martesën. 

Të porsamartuarit mbërritën në restorant pak para North dhe Kanye kishte një unazë martese në gishtin e tij. Është e paqartë sa kohë kishte çifti që e njihni njëri-tjetrin apo ishin takuar, por Bianca iu bashkua kompanisë së Kanye-s Yeezy në nëntor 2020.

Sipas profilit të saj në LinkedIn, ajo ka një diplomë bachelor dhe master në arkitekturë nga Universiteti i Melburnit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?