Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi

Nora Gjakova fiton medalje të artë për Kosovën, Distria Krasniqi e dyta në xhudo

22 Shtator 2023, 21:36| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 21:38

  • Share

Azerbajxhan - Kampionia Olimpike e Xhudos, Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Bakusë. Xhudistja nga Kosova në finale mundi Eteri Liparteliani e Gjeorgjisë, për peshë  deri në 57 kg, duke marrë edhe 1000 pikë olimpike.

Nora Gjakova ka shkëlqyer në Grand Slam dhe ka siguruar medaljen e artë, fillimisht duke triumfuar ndaj polakes Arleta Podolak, pastaj mposhti gjermanen Seija Ballhaus, arriti fitore edhe me Priscilla Gneton e Francës dhe në gjysmëfinale nuk e pati vështirë as me turken Hasret Bozkurt. Gjakova garoi në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Nora Gjakova

Nga ana tjetër, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos po në Baku. Xhudistja shqiptare nga Kosova e filloi mirë, pasi mposhti brazilianen Jessica Pereira, marokenen Soumiya Iraoui, ndërsa në gjysmëfinale i’a mori fitoren medalistes olimpike Odette Giuffirida, teksa pësoi humbje në finale, nga japonezja, Kisumi Omori. Krasniqi ka arkëtuar 700 pikë olimpike dhe ka garuar në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria Krasniqi

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?