Berisha: Asnjë ligj i miratuar në kundërshtim me Kushtetutën nuk do të njihet

13 Nëntor 2023, 14:15| Përditesimi: 13 Nëntor 2023, 14:54

  • Share

 

Pas përfundimit të mbledhjes së deputetëve të Rithemelimit, Sali Berisha tha se opozita do të vijojë aksionin për kaosin në Kuvend dhe mos zhvillimin e komisioneve.

‘Shkelmon të drejtat e popullit opozitar. I tmerruar nga ato që kanë abuzuar me pushtetin e tij. E di që me komisionet hetimore parlamentare do t’i nxjerrin atij të gjitha të palarat dhe si përfundim do të dorëzojë mandatin dhe do të shkojë në punë të vet. Aksionin e keni shumë transparent. Do jeni ju të parët që do ta mësoni. Në komision ishit. Parlamenti ekziston si ndërtesë dhe grupi i fuqishëm që mbron Kushtetutën. Të tjerët zhduken si minj. Greva e urisë dhe çdo akt tjetër do merret në kohën e duhur. Gatishmëria e qytetarëve është për t’u admiruar. Asnjë ligj që kalon në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit nuk do të njihen nga opozita. E patë si kaluan në kundërshtim me ligjin, pa mbledhje komisionet dhe të futur pas karrigeve. Kushtetuta e ndalon përveç se në gjendje të jashtëzakonshme. Nëse ngushëllon veten Edi Rama dhe e quan këtë si të ligjshme, le ta ngushëllojë. Berisha i tretë është më i fuqishëm se çdo Berishë deri më sot.’- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Rithemelimi mbledh grupin parlamentar, Bardhi: Do të vazhdojmë kaosin në Kuvend, po na nxisin drejt akteve esktreme! Spaho s'lejohet nga Garda që të marrë pjesë


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?