Non grata nga SHBA, Berisha komenton vizitën e Clinton: Vjen si hero kombëtar për rolin e tij historik që ka luajtur në çlirimin e Kosovës

30 Qershor 2023, 12:39| Përditesimi: 3 Korrik 2023, 18:51

  • Share

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vizitën e ish-presidentit të SHBA-së në Shqipëri, Bill Clinton, për të cilin Report TV mësoi ekskluzivisht se do të mbërrijë në Tiranë me 4 korrik.

‘Për atë punë kushdo që të vij në Shqipëri vjen si hero kombëtar në kuptimin e rolit të tij historik që ai ka luajtur në çlirimin e Kosovës dhe është i gdhendur në memorie të historisë së këtij kombi si një nga miqtë më të mëdhenj të gjitha kohërave dhe unë në emër të PD-së i uroj mirëseardhjen.’- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Më 3 korrik vjen në Tiranë për herë të parë ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton! Takon Ramën, pritet të mbajë dhe një fjalim


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?