Politikë

‘Non Grata’, ish-nënkryetari i FRPD: Deklarata e Godoles irritoi demokratët, ajo s’vjen nga familje të përndjekurisht! Mos u çudisni kur Basha të japë dorëheqjen, Berisha e shkuara e PD

1 Shtator 2021, 14:08| Përditesimi: 1 Shtator 2021, 17:03

  • Share

Deklarata e sekretares së ish të përndjekurve politikë, Jonila Godolee cila tha se PD duhet të distancohet nga ish-kryeministri Sali Berisha i shpallur “Non Grata” nga SHBA, ka irritur demokratët, një pjesë e të cilëve janë distancuar nga kreu i PD Lulzim Basha. Kështu ka deklaruar në Report Tv ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha.  

“Zonja Godole është në të drejtës e saj të mendojë çtë dojë. Ajo është pjesë e PD dhe përfaqëson zërin e partisë. Dje ka ndodhur një gjë e pakonceptueshme. PD bëri thirrje përmes RD që të distancohet nga Berisha non grata. Roli i Berishës për demokratët i rëndësishëm. Dje mund të ketë qenë dhe një lojë sociale. Ka shumë dilema, kjo gjë e cila ka ngritur irritim mes demokratëve, mes strukturave. Ka parë shumë komente që distancoheshin dhe nga Basha për komentet e Godoles”, tha ai.

Ndërsa nënvizoi se situata brenda PD nuk është e qetë, Hoxha tha se Godole e cila u zgjodh sekretare e PD për ish të përndjekurit politikë, nuk vjen nga shtresa e të përndjekurve por është vendosur në atë post nga Basha.

“Situata nuk është e qetë brenda PD, Godole s'vjen nga shtresa e të përndjekurve politikë. Në PD është zbuluar nga Basha është meëruar pa garë dhe normalisht që kur hyjnë njerëz pa lidhje me PD. Më 15 në artikullin e RD në kthetrat e sorosit përmendej Godole”.

Sipas ish-nënkryetarit të FRPD priten të tjera deklarata si ajo e Godoles, nga elementë të tjerë brenda partisë të spaozgjedhur, por nuk preferoi të japë emra.

“Si Godole ka dhe shumë element të tjerë që s'kanë lidhje me PD dhe Basha i ka marrë aty. Ka dhe të tjerë që do shprehen në të njëjtën mënyrë si Godole në vazhdim. Godolja se la Gerti Bogdanin të festonte i cili doli më i votuar, pasi donte vëmendje me deklaratën që bëri”.

Berisha është e shkuara e PD, kurse e ardhmja e saj tha Hoxha janë të rinjë, as Basha. Ndërkaq Hoxha paralajmëroi se Basha edhe mund të dorëhiqet.

“Mos u çudisni kur Basha të dorëhiqet, duke ia lënë peshën shpatullave të brishta të Gazmend Bardhit. Berishizmi është model që ka fuksionuar sa kohë ka qenë pjesë e PD. Sali Berisha është e shkuara e PD, e ardhmja besoj se duhet të jenë të rinjtë dhe të rejat. As Basha nuk është e ardhmja. Nëse krijohet një parti e re shpresoj që të jetë një lokomotivë energjish. Vendi është pa opozitë”.

Opozita me në krye Bashën tha Hoxha nuk ka besueshmëri për të bërë rotacion, ndërsa hodhi akuza se kreu i PD është bashkë me Ramën.

“Modeli Basha s'po funksionon. Opozita e Bashës ska kredo për të qenë lokomotivë. Frika ime është se kjo opozitë është e kompromentuar. Basha është gangrene që mban peng të ardhmen e vendit tonë. Unë bëj pjesë te ata që them se zoti Basha dhe Rama janë bashkë. Berisha nuk është në drejtim të PD, se po të ishte sdo ishte pjesë e PD Godole”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?