Noizy i tensionuar kërcënon të riun në koncert: A ke qejf të përfundosh në spital? (VIDEO)

2 Maj 2023, 20:33| Përditesimi: 2 Maj 2023, 20:47

  • Share

Rigels Rajku, reperi i njohur ndryshe si ‘Noizy’ së fundmi pavarësisht publikimit të albumit të tij më të fundit muzikor, ka pasur një incident të pakëndshëm këtë herë me fansat e tij gjatë një koncerti.

Në një video të publikuar në rrjet e cila është bërë virale, Noizy shihet teksa kërcënon njërin prej personave që kishte shkuar për të ndjekur performancën e tij.

Mësohet se shkak për incidentin është bërë një emër që i riu kishte shkruajtur në telefonin e tij, emër i cili nuk i ka pëlqyer aspak Noizyt dhe duke marrë parasysh reagimin e reperit e sigurt që do ketë qenë emëri i ndonjë prej rivalëve të tij.

“A ke qejf me përfundu në spital?”, dëgjohet teksa i thotë Noizyt të riut që i kishte hedhur telefonin në skenë.

“Është dhe njëri këtu me telefon nëse ka qejf të përfundojë në spital. Çoje edhe njëherë telefonin nëse ke b*th. Hajde kush ka b*le. Kush është ai që e nxori telefonin me një emër. A ke qejf të përfundosh në spital? Hajde këtu hajde, a ke qejf të përfundosh në spital?”, shton Noizy.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?