Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla

Kosova & Rajoni

Ndodh edhe kjo! Ministria e Jashtme e Kosovës ngatërron flamurin e Andorrës me atë të Moldavisë

8 Shtator 2021, 20:43| Përditesimi: 8 Shtator 2021, 21:04

  • Share

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës e cila drejtohet nga Donika Gërvalla ka ngatërruar përsëri flamujt, teksa kanë uruar shtetin e Andorrës me rastin e ditës së pavarësisë.

Në një postim të publikuar në faqen zyrtare në ‘Tëitter’ të MPJ-së, në vend të flamurit të Andorrës është vendosur flamuri i shtetit të Moldavisë.

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së #Andorrës, urojmë një ditë të lumtur dhe prosperitet të vazhdueshëm për të gjithë qytetarët e Moldavisë. Kosova mezi pret të forcojë marrëdhëniet me Moldavinë”, është teksti origjinal i postimit.

Screenshot i postimit origjinal ku MPJ ka ngatërruar flamurin e Andorrës me atë të Moldavisë

Flamujt e Andorrës dhe Moldavisë kanë ngjyrat e njejta, megjithatë dallojnë shumë në simbolet që kanë brenda flamurit.

Flamuri i Andorrës:

Flamuri i Moldavisë:

Kjo nuk ishte hera e parë që Gërvalla ka ngatërruar flamurin, pasi dhe më herët kishte ngatërruar flamurin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara me atë të NATO-s.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?