Nobelisti Gunter Grass,
rikujtohet biografia e errët

23 Tetor 2012, 13:15| Përditesimi:

  • Share
Pas dhënies së çmimit Nobel 2012, pothuajse të gjitha mediat kanë pasuar shkrime kritike për mungesën e kritereve prej Akademisë Suedeze. Nobelisti kinez Mo Yan 2012, u shpall fitues edhe për figurën e lartë morale, por ç'mund të thuhet për fituesin e Nobelit 1999, Gunter Grass, nëse do të ndiqej i njëjti kriter nga juria e Nobelit. Pikërisht këtij gjykimi mediatik, Gras nuk i ka shpëtuar as në ditëlindjen e 85-të të tij. "Jeta e tij, përplot ulje e ngritje, momente magjike e mospranime, filloi më 16 tetor 1927", shkruan Kornelia Rabitz në shkrimin e saj "Një noblist që provokon (NOA, 22.10.2012). Autorja e këtij shkrimi risjell gjithë biografinë e Nobelistit, duke iu referuar biografëve të tij: "Një fëmijëri ndërmjet Frymës së Shenjtë dhe Hitlerit", shkruan biografi i Grassit, Michale Jürgs." Dhe më poshtë në shkrimin e saj shkruhet se: "Në moshën 17-vjeçare, Grass ishte dëshmitar i mizorive të Luftës së Dytë Botërore, si një ndihmës i njësitit të antiajror, në vitin 1944, e më vonë edhe si pjesëtar i elitës Waffen SS. Shumë dekada më vonë Grass zbuloi përfshirjen e tij në luftë, duke shkaktuar një skandal të madh, edhe pse shqetësimi i tij kryesor gjatë luftës ishte mbijetesa". Në përkujtimin e 85-vjetorit autorja e shkrimit Kornelia Rabitz sjell edhe një varg veprash, të cilat janë mjaft provokuese, ashtu si edhe biografia e tij. "Grass edhe sot mbetet një krijues shumëdimensional, një novelist, poet, artist grafik, skulptor, e nganjëherë edhe ilustrues librash. Por, ka tërhequr vëmendjen edhe me ndërhyrjet e tij politike. Ka kohë që njihet edhe si një lloj "autoriteti moral" në Gjermani." (NOA). Duke e konsideruar në çdo aspekt të jetës provokuese si jetën politike dhe në veprat e tij, Kornelia kujton se "Në vitin 2006 Grass i pranoi dështimet gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kur pranoi anëtarësinë në Waffen SS -në kohën kur ishte vetëm 17-vjeç, shkaktoi një debat të hapur akuzues publik brenda e jashtë Gjermanisë." Autorja e shkrimit nuk lë pas dore edhe faktin që në prill të vitit 2012 Grass publikon lirikën "Was Ggesagt Werden Muss" (Çfarë duhet thënë), dhe sërish shkakton një skandal, që i kalon kufijtë e Gjermanisë. Teksti, i shtruar në formë poeme, ishte një kritikë ndaj politikës izraelite. Grass paralajmëronte një sulm bërthamor izraelit ndaj Iranit, duke i etiketuar kapacitetet e tij bërthamore dhe politikat uzurpuese si kërcënim për paqen botërore. Poema shkaktoi zemërimin izraelit, dhe autori atje u shpall person non grata. Nisën të qarkullonin edhe akuza antisemitiste ndaj tij.

marrë nga Shqiptarja.com

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?