Nobelin për Letërsinë e merr
shkrimtari kinez Mo Yan

11 Tetor 2012, 13:41| Përditesimi:

  • Share
STOKHOLM - Akademia Suedeze e Shkencave në Stokolm i dha sot çmimin “Nobel” për Letërsinë, shkrimtarit kinez Mo Yan fiton cmimin Nobel për Letërsinë. 57 vjecari është personi i 109 që merr këtë cmim prestigjoz.

Akademia suedeze, vlerësoi punën e shkrimtarit për "realizmin magjepsës dhe gërsheton përrallat popullore me historinë bashkëkohore".

Shkrimtari ynë i madh Ismamil Kadare, nuk arriti të marrë as këtë herë çmimin, ndonëse mediat ndërkombëtare flisnin se si mund të ishte një kandidat potencial. Edhe gazeta prestigjioze Dagen Nyhteter, lakon emrin e Kadaresë si një nga fituesit e çmimit të madh. Për të disatën herë, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare është kandidat për këtë çmim, por nuk e merr. Këtë vit në garë ishin 46 emra shkrimtarësh

Vitin e shkuar cmimi iu dha poetit suedez Tomas Transtroemer. I prezantuar nga Fondacioni i Nobelit, cmim i cili i jepet vetëm shkrimtarëve të cilët ende jetojnë, vlen 8 milion kron suedez, 1.2 milion dollarë.

Ndarje e çmimeve “Nobel”, filloi me datën 8 tetor me dhënien e çmimeve për mjekësinë dhe do të përfundojnë në 15 tetor me çmimin për ekonominë.

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?