Nobeli në Mjekësi, fitohet nga
dy amerikanë dhe një gjerman

7 Tetor 2013, 18:18| Përditesimi:

  • Share
Dy amerikanë dhe një gjerman fituan sot çmimin Nobel për mjekësinë për vitin 2013. Të tre fituesit punojnë në universitete amerikane.
        
Amerikanët James Rothman dhe Randy Schekman dhe gjermani Thomas Sudhof u nderuan për studimin e tyre lidhur me organizimin e sistemit të transportit të qelizës.
 
Profesor Rothman është kreu i departamentit të biologjisë së qelizës në Universitetin Yale.

Schekman është profesor në departamentin e biologjisë molekulare dhe qelizore në Universitetin Berkeley të Kalifornisë. Ai është gjithashtu studiues në Institutin Mjekësor, Howard Hughes.

Profesor Sudhof është gjithashtu studiues tek Instituti Howard Hughes dhe pedagog i fiziologjisë molekulare dhe qelizore në Stanford.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?