‘Ka një bombë në SPAK ose në Gjykatën e Apelit’, një telefonatë anonime ngre në këmbë policinë, rezultoi alarm fals

8 Nëntor 2022, 11:33| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 14:42

  • Share

TIRANË- Një telefonatë anonime ka ngritur në këmbë forca të shumta policie pas alarmit se në Gjykatën e Apelit në Tiranë ishte vendosur një bombë.

Efektivët e policisë zbarkuan në zonë dhe zhvilluan kontrolle në të gjitha gjykatat por mesa duket alarmi për bombën ishte fals.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema bën me dije se dyshimet kryesore për një bombë ishin në Gjykatën e Apelit të Tiranës në afërsi të ATSH-së, megjithatë kontrollet edhe pse u përqendruan aty, u zhvilluan edhe në ambientet e tjera të gjykatave, në SPAK e GJKKO.

Pas kontrollit pa asnjë rezultat, policia u shpërnda ndërsa është në përpjekje për të gjurmuar personin i cili kreu telefonatën anonime. Forcat blu ende nuk kanë rënë në gjurmët e tij pasi ky i fundit, menjëherë sapo ka denoncuar në komisariate ka fikur celularin duke bërë kështu të pamundur gjurmimin e tij.

Pas lajmeve të botuara dhe pas konstatimit të policisë në ambientet e gjykatave, një  reagim zyrtar Gjykata e Apelit njofton se puna vijon normalisht.

“Në vijim të komunikimit, ju informojmë se përfundoi kontrolli i ambienteve nga strukturat e policisë se shtetit dhe nuk u konstatua asgjë e dyshimtë. Veprimtaria ne gjykatën e apelit rifillon normalisht. Faleminderit për mirëkuptimin dhe interesimin”- thuhet në reagimin e Gjykatës.

Ndëkohë, pas policisë së Tiranës kontrolle pati edhe nga RENEA. 

Ora 13:51
Alarmi për bombë, RENEA sërish kontrolle në Gjykatën e Posaçme

1667911940_soak1.jpg

Ditën e sotme një telefonatë anonime ngriti alarmin për bombë në Gjykatën e Posaçme dhe në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Por siç duket ende në Gjykatën e Posaçme po kryen kontrolle kësaj here nga RENEA.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Canja: 08/11/2022 13:49

    Mos more.....

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 08/11/2022 13:26

    Nëse është alarm fallso, kjo do të thotë që krimi dhe mafia tallin menderen me SPAK. Dhe kjo tallje menderje është masazh se SPAK ndodhet ne dorën e krimit dhe të korrupsionit që është instaluar prej 32 vitesh ne shtetin shqiptar.

    Përgjigju
  • Cimiterra: 08/11/2022 12:42

    Ah sikur te ishte dhe te plaste , ti shunte spakistes, qe po hajn qyl.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?