'Zonja Leiser' (1917 nga Gustav Klimt)

Një shekull i humbur, gjendet portreti i një gruaje që realizoi Klimt një vit para vdekjes!

28 Janar, 16:14| Përditesimi: 28 Janar, 16:20

  • Share

Për një shekull është menduar i humbur, portreti i “Zonjës Leiser” që artisti austriak Gustav Klimt pikturoi në 1917-ën, një vit para se të ndahej nga jeta. BBC njofton se vepra është gjetur në Vjenë dhe se pronarët aktualë e kanë nën zotërim që prej viteve’60. Portreti i “Zonjës Leiser”  i përkiste dikur një familje hebreje në Austri dhe hera e fundit që u pa në publik ishte në vitin 1925 në një ekspozitë të realizuar në 1926-ën në një galeri të Vjenës. Shtëpia e ankandeve “I’m Kinsky” e vlerëson pikturën në më shumë se 54 milionë dollarë dhe e përshkruan si një rizbulim sensacional. Portreti  do të dalë në ankand në 24 prill për llogari të pronarëve dhe të trashëgimtarëve të familjes Lieser, por më parë do të ekspozohet në vende të ndryshme ndërkombëtare.

 Një ekspert ligjor për artin u shpreh për mediet austriake që deri tani nuk kanë gjetur prova se vepra është vjedhur para ose përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Në të kaluarën për veprat e Klimt janë paguar shuma të mëdha parash.

A.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?