Te rinj nga e Shkodra e zonat perreth ne trajnimin nga Ambasada SHBA

Drejt Punës

Një mundësi e mirë për të rinjtë nga Shkodra e më gjerë për biznes e punësim nga programi i SHBA

28 Mars 2022, 21:36| Përditesimi: 28 Mars 2022, 21:42

  • Share

Idetë dhe vënia e tyre në jetë janë një mundësi e jashtëzakonshme për të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria, të cilët duan të shprehin talentin e tyre dhe të ndihmojnë familjet, por edhe komunitetin ku jetojnë për ta përmirësuar.

StartUP Academy është një program i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara Amerikane në Tiranë, i krijuar për të ofruar trajnime praktike mbi sipërmarrje dhe biznese të reja për të rinjtë në qarkun e Shkodrës. Përgjatë kohëzgjatjes së tij, ky program mbi përshpejtimin e biznesit, ndihmoi të rinjtë të zhvillojnë ide të reja biznesi, me qëllimin për të krijuar mundësi të reja punësimi. Pjesëmarrësit nga Shkodra, Malësia e Madhe, Vau i Dejës, Puka dhe Fushë Arrëzi i paraqitën idetë e tyre përpara një paneli profesionistësh dhe morën këshilla konstruktive për t'i ndihmuar ata të ecin përpara me planet e tyre të biznesit. Javën e kaluar, Zëvendës Shefja për Marrëdhëniet me Publikun e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Amanda Roberson, mori pjesë gjatë prezantimeve dhe vlerësoi përpjekjet e pjesëmarrësve për të nxitur fuqizimin e të rinjve dhe sipërmarrjen.

a.m./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?