Njohja e pasaportave, Ministria e Jashtme e Spanjës: Në asnjë mënyrë s’nënkupton njohjen e Kosovës

8 Janar, 11:15| Përditesimi: 8 Janar, 13:37

  • Share

Ministria e Jashtme e Spanjës sqaroi se njohja e pasaportave të qytetarëve të Kosovës nuk nënkupton njohjen e Kosovës si shtet.

“Të gjitha shtetet e zonës Schengen që nuk e njohin Kosovën e kanë pranuar përdorimin e pasaportave të zakonshme kosovare. Kjo, në asnjë mënyrë, nuk nënkupton, njohje të Kosovës”, tha Elena Cortezon, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme spanjolle.

Ministria e jashtme thotë se Spanja e mbështet dialogun Beograd-Prishtinë, si një mënyrë e zgjidhjes së kësaj çështjeje dhe kërkon ta kufizojë ndikimin e saj tek qytetarët.

Prej 1 janarit, shtetasit e Kosovës me pasaporta biometrike janë në gjendje të udhëtojnë lirshëm në shtetet e zonës Schengen, pas hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave.

Por, vetëm më 5 janar u bë e qartë se ata do të mundë ta vizitojnë edhe Spanjën, që është në mesin e pesë shteteve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e ku bëjnë pjesë edhe Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania.

Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më 1 janar të këtij viti nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 08/01/2024 12:32

    Mos bre çfar thua or burre a e din ti se ke me pas pune me bysllimin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?