Gazment Bardhi

'Sherri' brenda PD kalon edhe në Whatsapp! Endri Hasa i fshin mesazhin Bardhit: Nuk është më administrator i grupit, s'ka asnjë funksion në PD

17 Shtator 2023, 17:00| Përditesimi: 17 Shtator 2023, 19:17

  • Share

Ndonëse Kuvendi Kombëtar i PD mori vendimin për t’i hequr kompetencat e kryetarit të grupit, Gazment Bardhi e njeh veten ende të tillë. Krahas debateve që janë vënë re në Kuvend mes tij dhe kreut të PD Lulzim Basha, përplasja është zhvendosur edhe në rrjete sociale.

Në grupin e Whatsapp të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, njoftonte deputetët për mbledhjen e radhës. Ish-deputeti Endri Hasa i cili është administrator i grupit fillimisht ka fshirë mesazhin e Bardhit, dhe më pas i ka hequr të drejtën deputetëve të shkruajnë mesazhe dhe të komunikojnë mes tyre në grupin e përbashkët të WhatsApp.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar vetë Hasa i cili shkruan se Bardhi nuk është hequr nga grupi i Whatsapp-it por nuk është më administrator pasi siç shkruan ish deputeti, Bardhi nuk ka asnjë funksion, as në grupin parlamentar, as në PD.

"Sot nëpër media ka qarkulluar një lajm i rremë i prodhuar nga deputeti Gazment Bardhi. Tashmë është e njohur nga të gjithë përpjekja e tij, që për interesa personale sulmon PD-në, institucionet dhe drejtuesit e saj. Z. Bardhi nuk është hequr nga asnjë grup whatsapp-i të administruar nga Partia Demokratike.  Ai thjesht nuk është më administrator i grupit të whatsap-it, pasi tashmë ai nuk ka asnjë funksion, as në grupin parlamentar, as në PD.  Drejtimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në zbatim të statutit, i është deleguar znj. Flutura Açka, e cila koordinon prej ditës së enjte veprimtarinë e grupit. Këto janë përpjekje qesharake të një njeriu që për interesat e tij personale kërkon të hedhë baltë dhe të dëmtojnë PD-në. Koha kur PD-ja merrej zvarrë për interesa personale ka marrë fund, tani secili duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta dhe për rrugën që ka zgjedhur. Asnjë flirt, i disa individëve me Berishën apo me Ramën, nuk do të arrijë më, të dëmtojë interesat e PD-së, demokratëve dhe shqiptarëve që presin një alternativë të re, luftën kundër korrupsionit dhe një partneritet të ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe BE-në", shkruan ai.

 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?